November 25, 2024

E rëndë/ Vritet shqiptari në Itali

Një i ri shqiptar është vrarë në mes të qytetit të Barit një i ri shqiptar.

Krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në momentet kur sheshi ‘Abbazia’ në Corato ka qenë plot me njerëz.

Nga të dhënat e para mësohet se shqiptari 23 vjeç ka qenë duke ndenjur, kur një motor ku ndodheshin dy persona i është afruar duke e qëlluar për vdekje.

I riu është qëlluar në kokë e mushkëri. Edhe pse ambulanca ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, sërish nuk është bërë e mundur që ai të shpëtohet.

Ende nuk dihet emri i shqiptarit, ndërsa policia është vënë në kërkim të dy vrasësve me ‘Scoter’.

Facebook Comments

MineralHygienics.com