Reperi i njohur kosovar Ledri Vula është shumë i angazhuar me koncerte anë e mbanë trevave shqiptare.
Në shumë prej tyre ai duket se kalon mirë, teksa ka rastin që të performojë hitet e tij para fansave.
Së fundmi diçka e çuditshme i ka ndodhur reperit në dy koncertet e tij të fundit, një në Gjakovë e tjetri në Prishtinë.
Para disa ditësh, një fanse e reperit në mënyrë anonime kishte hedhur sutjena e saj në skenën e diskotekës, ku reperi po performonte.
Ai më pas me shaka i kishte marrë dhe larguar ato nga skena. Por nje gje thuajse e ngjashme i ndodhi përsëri në koncertin e tij të fundit në Prishtinë.
Ishin sërish të brendshme ato, që iu hedhën Ledrit në skenë, teksa këtë radhë bëhej fjalë për tanga.
“I paska b**** e vogla”, ka thënë ai, pasi i ka marrë ato dhe i ka çuar te tavolina e Dj-it.
Nuk dihet se kush është personi që po inskenon gjëra të tilla, të cilat duket se po i japin një imazh të keq asaj, që do duhej të ishte “një paraqitje dinjitoze dhe e ndershme e një reperi para fansave të tij”.