Pas kontrolleve të bëra, ka rezultuar i rremë alarmi për eksploziv në një makinë ‘BMW’ të parkuar pranë drejtorisë së Policisë së Vlorës.
Alarmi për sasi eksplozivi u dha mëngjesin e sotëm.
Pronari i një makine ‘BMW’ ka njoftuar mëngjesin e sotëm policinë për një sasi eksplozivi brenda makinës së tij.
Mjeti ka qenë i parkuar shumë pranë Policisë së Vlorës.
Ai është mbajtur për më shumë se 3 orë i rrethuar. Pas mbërritjes së forcave xheniere ka rezultuar se ka qenë një alarm i rremë.