December 24, 2024

Nishani reagon për drogën në Lecce

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas sasisë së 500 kg drogë që u kapën dje në Lecce të Italisë, ku mes 4 të arrestuarve, njëri ishte shqiptar.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Nishani thekson se “Krimi vazhdon punën e tij ! Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare, ai pasurohet, shqiptarët varfërohen”

Postimi i ish-Presidentit Nishani

“Përsëri drogë pa fund në Itali nga brigjet “e kontrolluara” të Shqipërisë.
“Një sasi e madhe droge, marijuane që sapo kishte mbërritur nga Shqipëria me një vlerë rreth 600 mijë euro, u kap në brigjet e Leçe mesditën e së dielës”, informon media.
Asnjë shpjegim nga qeveria shqiptare.
Krimi vazhdon punën e tij !!!!
Ai pasurohet, shqiptarët varfërohen.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com