November 26, 2024

Gjeoshkenca: Si priten të jenë koha dhe ‘zjarret’

IGJEUM publikoi në mesditë, parashikimin për motin dhe për rrezikun e zjarreve në orët në vijim dhe ditën e nesërme.

Sot pasdite, e martë,31 korriik dhe nesër pritet rrezik “i moderuar” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Berat dhe Vlorë dhe rrezik “i ulët” në qarqet Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës dhe Korçë “s’ka rrezik”. Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do te jete me i larte gjate ditës se sotme.

RESHJET

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në më shumë se gjysmën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 35 °C

në vendet e ulëta: 22 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.31) dhe nesër (e mërkurë, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Facebook Comments

MineralHygienics.com