November 27, 2024

Foto që “tradhtoi” çiftin

Balerina dhe koreografi, detajet e historisë së dashurisë – Çifti zyrtarizon marrëdhënien pranë familjes, por ende larg unazës. Prej gati një viti balerina Alba Hoxha përflitet se është dashuria e re e koreografit të njohur, Albi Nakos. Të shumta kanë qenë rastet kur të dy janë munduar t’i shmangen përgjigjes, nëse janë apo jo në të vërtet në një romancë. Por duket se zërat edhe pas një viti nuk janë mundur të shuhen. Ditët e fundit ka qenë vetë balerina, ajo që ka “provokuar” fansat duke postuar një foto me unazë. “Unazën e gjeta, por më mungon…”, ka shkruar Alba në foton ku shihet me unazë në dorë. Të shumtë ishin ata që aluduan se çifti është në hapat e fundit të përgatitjeve përsa i përket ceremonisë së tyre të fejesës. Mirëpo të dy, edhe Albi, edhe Alba e kanë mohuar një fakt të tillë. Koreografi, i pyetur nga Revista “Class” u shpreh se ky lajm është i rremë.

Ndërsa Alba ka publikuar një foto në “InstaStory” ku shkruan, “Beqare dhe e lumtur”, duke treguar në këtë mënyrë se nuk bëhet fjalë për fejesë. Megjithatë, “Bluetooth” ka mundur të mësojë se çifti nuk do të organizojë asnjë fejesë apo ceremoni për kurorëzuar dashurinë e tyre. Ashtu si edhe më herët kemi thënë Albi dhe Alba prej kohësh janë bashkë, por duket se planet për një festë janë ende larg. Historia e tyre e dashurisë tashmë është një fakt për miqtë apo edhe familjarët e të dyve, ndaj festa “duhet të presë edhe pak”. Albi Nako vjen nga divorci me balerinën e mirënjohur Klaudia Pepa. Të gjithë e kujtojmë dasmën e tyre, në televizionin “Klan” në sytë e të gjithë publikut. Ndaj, zor se edhe këtë herë Albi, në një moshë më të pjekur do të zgjedhë të bëjë publike celebrimin e dashurisë së tij. “Bluetooth” ka mësuar se kjo lidhje shihet me simpati edhe nga familjet e çiftit të ri, që tanimë nuk i kursejnë as darkat familjare, duke celebruar kështu dashurinë e tyre, por akoma pa një unazë. Vite më parë, Alba ishte një nga studentet e Albit, e cila u rrit artistikisht në sytë e koreografit të saj, deri kur i rrëmbeu zemrën. Pas rolit si velinë në emisionin “Stop”, tashmë Alba Hoxha është edhe imazhi i “Klanit” për motin. Ndërkaq, edhe Albi vijon punën e tij si koreograf pranë këtij televizioni. Duket se për të, kjo është historia e dytë e dashurisë, lindur në korridoret e televizionit. Mbetet për t’u parë edhe sa kohë do t’i duhet këtij çifti për “të ndarë mendjen”, e ta pranojnë publikisht se tashmë janë një ndër çiftet e ‘shoëbizz’-it shqiptar. E ndërkaq, ne do të vijojmë të mbledhim copëza detaje nga kjo histori dashurie kaq e rezervuar.

Foto që “tradhtoi” çiftin

Prej disa muajsh në mediat ‘online’ qarkulloi lajmi se Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha kanë nisur një lidhje të re dashurie. Ata janë komentuar si çifti i ri i “showbiz”-it shqiptar, nisur nga disa foto që kanë postuar në “Instagram”, ku u shfaqen të dy në Paris. Në një prononcim të tijin, Albi ka pranuar se ka qenë së bashku me Albën në Paris, por për një arsye të madhe. Koreografi i njohur dhe balerina e TV “Klan” kanë udhëtuar drejt Belgjikës, Parisit dhe Amsterdamit për një projekt që do të vënë në jetë së shpejti dhe për të cilin po përgatiten prej kohësh. “Ne jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha…”, është shprehur Albi pak muaj më parë rreth fotove që qarkulluan. Megjithatë, edhe pas këtij lajmi, miqtë dhe persona të afërt të çiftit zbuluan se kjo dyshe tashmë është bashkë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com