Kryeatri i Bashkisë së Tranës, Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën muajin e kaluar dhanë lajmin e bukur se do të bëheshin prindër së shpejti. Ajola është në muajin e shtatë tashmë dhe dyshja janë në pritje të një djali.
Në të gjitha intervistat që kanë dhënë çifti nuk e kanë fshehur gëzimin e madh që ndjejnë teksa mezi presin të vijë në jetë vogëlushi i tyre. E veshur me një fustan të zi, gruas së Kryebashkiakut i bie mjaft në sy tashmë barku i rrumbullakosur, teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale, krahas Erion Veliajt.