November 26, 2024

Zjarret vdekjeprurëse në Kaliforni

Zjarret vdejeprurëse në Kaliforni po vazhdojnë të rriten me egërsi, pavarësisht se mijëra zjarrfikës po luftojnë me to. Kështu njoftuan burimet zyrtare, cituar nga BBC.

Erërat e forta dhe thatësira e motit kanë bërë që zjarret të rriten të dielën që në orët e para të mëngjesit, thanë zjarrfikësit. Një nga tetë zjarret e mëdhenj që po djegin vendin, është ai në qarkun Shasta në veri të Kalifornisë, i cili ka vrarë gjashtë persona, ndër ta dy fëmijë me gjyshen e tyre.

70-vjeçarja ishte bashkë me mbesën Emily Roberts, pesë vjeçe dhe nipin James Robert, katër vjeç, kur vdiq në rrugë teksa përpiqej të evakuohej nga qyteti Redding, të premten. Një trup tjetër ende i paidentifikuar u gjet në një shtëpi të djegur të dielën. Dy zjarrfikës po ashtu humbën jetën në luftë me flakët të premten. Një zjarrfikës i tretë vdiq të dielën në zjarrin që ka shëprthyer në Ferguson.

Zjarri ka djegur deri tani më shum se 194 km katrorë tokë dhe ka shkatërruar mbi 500 ndërtesa. Ai filloi të hënën që kaloi. Të enjetn u shndërrua në stuhi, duke kapërcyer përmes lumit Sacramento, sipas Reuters. Shefi i Departamentit të pyjeve dhe mbrojtjes nga zjarri në Kaliforni, Ken Pimlot, u tha gazetarëve se lëmshet e zjarrit që shihnin mund të përshkruheshin si një tornado zjarri.  Zjarri ka çrrënjosur pemët, flakur tej makinat dhe shkatërruar rrugë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com