Një traget që mbante 255 pasagjerë u përplas në portin e Rafinës, në lindje të Athinës, të hënën në mëngjes ndërsa po lundronte drejt Cikladeve. Trageti “Flyingcat 4” lidhte Rafinën me ishujt e Tinos, Naxos, Ios, Sikinos dhe Folegandros. Përplasja ndodhi gjatë kohës që trageti po bëhej gati për tu nisur. Për fat të mirë asnjë nga pasagjerët nuk pësoi dëmtime, raportuan mediat greke.
Pasagjerët u evakuan nga anijet e vogla në port. Raportet e para tregojnë se shkaku duket të jetë një defekt mekanik.
Rojet bregdetare po hetojnë incidentin.