November 26, 2024

Greqi/25 trupa të paidentifikuar, ja sa ka arritur sot numri i të vdekurve

Zyrtarët në Greqi deklaruan se numri i të vdekurve nga zjarri apokaliptik që përfshiu një zonë në lindje  të Athinës ka arritur në 91. Ky zjarr u konsiderua si më vdekjeprurësi në Evropë në më shumë se një shekull.

Një bazë të dhënash nga Qendra për Hulumtime mbi Epidemiologjinë e Katastrofave në Bruksel e tregon atë si zjarrin më vdekjeprurës në Evropë që nga viti 1900.

Para se shërbimi kombëtar zjarrfikës të përditësonte numrin zyrtar të viktimave, shifra qëndroi në 86, ndërsa qindra njerëz morën pjesë në një ceremoni përkujtimor të dielën në mëngjes, për viktimat në fshatin bregdetar më të goditur nga flakët.

Shumica dërrmuese e viktimave vdiqën në zjarr, megjithëse një numër u mbyt në det, ndërsa iknin nga flakët. Deri në mbrëmjen e së dielës, zyrtarët grekë nuk kishin ofruar një numër të njerëzve që raportohen të zhdukur, shkruan Ekathimerini

Zëdhënësja e Shërbimit të Zjarrit të Greqisë Stavroula Malliri tha se që nga e diela mbrëma, 59 viktima ishin identifikuar nga trupa ose mbetje dhe katër të tjerë të plagosur në zjarr kishin vdekur në spitalet e zonës.

25 persona vazhdojnë të jenë të paidentifikuar duke mbajtur të gjallë shpresën por edhe ankthin e familjarëve, të afërmit e të cilëve konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.

Një zyrtar i shërbimit të zjarrit tha se disa ose të gjithë 25 personat e zhdukur mund të jenë ndër mbetjet e paidentifikuara të të vdekurve. Zyrtari kërkoi anonimitet sepse zjarri ende është nën hetim.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com