Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur këngëtaren e mirënjohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira.
Kryebashkiaku i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” këngëtares e cila në Eurovizion përfaqësoi Qipron dhe që zuri vendin e dytë.
Foton e ka postuar vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj në Instagram, me përshkrimin “Foto e ditës”.
Foureira u ngjit në skënën e sheshit “Skënderbej” mbrëmjen e djeshme ku këndoi hitin që e renditi në vend të dytë në festivalin europian, “Fuego”, por nuk e mbylli me kaq.
Si e ftuar speciale, përshëndeti shqiptarët duke thënë “Jam shumë e lumtur që jam këtu, në Tiranë”.