November 26, 2024

Ruçi: Adem Demaçi, na dha forcën për të luftuar për lirinë

Edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka reaguar për ndarjen nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi.

“Adem Demaçi, tribun popullor, vigan i lirisë. Na dha forcën për të luftuar për lirinë. Na dha kurajon për t’i rezistuar të keqes. Na dha vizionin për të ndriçuar të ardhmen. Na dha talentin për të ndërtuar Kosovën e lirë. Ademi na dha mençurinë e tolerancën për të falur”, është shprehur Ruçi.

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante.

Facebook Comments

MineralHygienics.com