Plazh i njëjtë dhe deti i njëjtë për Izabel Goulart dhe Kevin Trapp, të cilët këtë verë si në 2017, kanë zgjedhur Mykonos për pushimet e tyre. Tani si atëherë të dy janë të shtrënguar fort dhe shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërkohë që shkëmbejnë përqafime dhe puthje në ujë ose luajnë tenis plazhi në rërë.
Padyshim diamanti që shkëlqen në gishtin e majtë të Izabel Goulart. Vetëm disa javë më parë Kevin Trapp bërë propozimin për martesë dhe ish-engjëlli i Victoria Secret ka pranuar me gëzim … aq shumë sa që nuk e heq unazën e çmuar as gjatë zhytjeve në det.