Prodhimi industrial i Francës ra papritur në qershor, duke theksuar përpjekjet e qeverisë për të ‘rigjallëruar’ rritjen ekonomike.
Prodhimi industrial ra 1.4 për qind nga muaji i kaluar, deklaroi sot instituti shtetëror i statistikave Insee. Rënia ishte më e madhe se cdo parashikim i 22 ekonomistëvë në një sondazh të Bloomberg, vlerësimet e të cilëve varionin nga një rënie prej 0.5 për qind në një rritje prej 0.5 për qind. Parashikimi mesatar ishte për një fitim prej 0.3 për qind.
Ekonomia franceze është rritur me shumë vështirësi në më shumë se dy vjet dhe ka të ngjarë që ka mbetur në vend gjatë tremujorit të dytë, sipas sondazhit mujor ekonomike të Bloomberg botuar dje. Pavarësisht situatës aktuale, këtë javë presidenti Francois Hollande dhe ministri i financave Pierre Moskovici thanë se një rimëkëmbje e ‘brishtë’ është në proces.
“Të dhënat e sotme nuk janë shumë inkurajuese,” referoi në një shënim Annalisa Piazza, analist në Grupin Neëedge në Londër. “Fitimet janë ende të ‘vakëta’ në sektorin industrial të bashkimit monetar evropian. Edhe pse ekonomia e EMU(Bashkimi Ekonomik dhe Monetar ) duket të ketë ‘prekur fundin’, shenjat se një rimëkëmbje e qëndrueshme është në rrugën e duhur nuk janë ende të qarta dhe pritet një e ardhme e vështirë.”