Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar për 30 ditë një sërë subjektesh në Durrës, Tiranë dhe Dhërmi për shkelje të ligjit. Ndaj subjekteve: “Aragosta”- “4 Stinët”- “Zgara Polski”- “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës; “Havana” në Dhërmi dhe “Oltion Nika” në Tiranë është marrë masa për bllokim 30 ditor për moslëshim të kuponit tatimor. Disko “Havana” është e njohur për publikun pasi rreth një muaj më parë disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë, fatmirësisht duke mos shkaktuar të lënduar.Syri.net