November 26, 2024

Peticionet për Teatrin, cilit Robert dhe Arben ti besojmë?

Pas peticionit të artistëve dhe mijëra qytetarëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Rama dhe Veliaj kanë aktivizuar artistët e punësuar nga ata në institucione të ndryshme, që të bëjnë peticion për shembjen dhe ndërtimin e një teatri tjetër.

Numri i artistëve dhe rëndësia e tyre që kanë nënshkruar peticionin për shembjen e Teatrit Kombëtar është i vogël.

Mes tyre ka edhe nga ata artistë që sot janë kundër shembjes dhe nesër dalin pro saj.

Dy prej tyre janë edhe aktori i madh Robert Ndrenika dhe aktori tjetër Arben Derhemi.

Nga vite më parë e deri pak javë më parë, Ndrenika dhe Derhemi ishin nga artistët që dalën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e quajtur tokë të shenjtë.

Por mendimi i tyre ka ndryshuar vetëm pas një takimi me kreun e Bashkisë, Erion Veliaj.

Tani Ndrenika dhe Derhemi, jo vetëm që nuk kanë dalë kundër, por kanë vendosur të nënshkruajnë edhe peticionin e iniciuar nga Gazi i Bashkisë për të shembur Teatrin e për të ndërtuar një tjetër.

Facebook Comments

MineralHygienics.com