December 23, 2024

Kumbaro në Frashër. Nis restaurimi i plotë i Muzeut të vëllezërve Frashëri!

Ka nisur restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri. Lajmin e mirë e bën të ditur  Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi  kantierin dhe pa nga afër ecurinë e e punimeve.  Shoqëruar nga inxhinierët e Institutit të Monumenteve dhe drejtues të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë në Gjirokastër, Kumbaro vlerësoi përkushtimin e banorëve të fshatit Frashër, që janë kujdesur prej vitesh për këtë monument të rëndësishëm të kulturës  dhe historisë  lënë në mëshirën e fatit nga ‘qeverisjet’ dhe shprehu mirënjohje për Marjanën, kujdestaren e shpirtit të Frashërllinjve.

Shkrimi i ministres në rrjetin social facebook:

“O vëndëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni”

Në vendin e Frashërllinjve

Në kantierin e restaurimit të Shtëpisë Muze për vëllezërit Frashëri, harruar prej qeverisjeve

Me Marjanën që prej 25 vitesh kujdeset për të me shumë dashuri

#RrugëtEKujtesës

Restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri  është projekt i programit “Rrugët e Besimit” të Ministrisë së Kulturës. Ai parashikon  ndërhyrje restauruese në strukturë, restaurimin e elementëve arkitektonikë të brendshëm si: ndërkatet e drurit, shkallët, dyert dhe dritaret.  Gjithashtu, terreni përreth banesës, brenda rrethimit, do ti nënshtrohet ndërhyrjeve rehabilituese të përgjithshme. Në shumë nga dhomat e ekspozimit ruhen ekspozitorët dhe stendat e projektuara gjatë kohës kur banesa u rikonceptua si shtëpi-muze.

Facebook Comments

MineralHygienics.com