Përbërësit:
– 400 g domate, – 100 g qepë, – 2 vezë, – 4 lugë miell, – 1 lugë gjalpë, – 1 lugë qumësht, – piper i freskët i bluar, – 2 thelpinj hudhre, – l lugë majdanoz, – trumzë, – borzilok.
Përgatitja:
Pritni me thikë pjesën e sipërme të domates dhe hiqjani me lugë një pjesë të brendshme.
Nxehni gjalpin, në të marinoni qepën e grirë imët derisa të marrë ngjyrë qelqi, shtoni hudhrën e grirë imët dhe edhe pak marinoni dhe shtoni majdanozin e grirë.
Vezët tundni, shtoni mielli, qumësht, një lugë erëza të freskëta dhe piper. Përzieni me qepën, hudhrën dhe majdanozin.
Mbushni domatet me përbërjen e këtillë, mbuloni me pjesën e sipërme të prerë të domates dhe vendosni në një enë.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak kaçkavall, ndërkaq në fund të enës pak erëza. Piqni 35 – 40 minuta në 150 gradë.