Nga Petrit Vasili.
Rilindja i preu kokën Drejtësisë dhe e la pa Gjykatat Supreme, Kushtetuese dhe të Lartë. Paketa e ndryshimeve për Reformën në Drejtësi dhe për ta ruajtur drejtësinë nga shkatërrimi, e paraqitur nga opozita, u hodh poshtë nga Rilindja javë më parë në Kuvend. Sot, kjo paketë e opozitës, vazhdimisht është aty si provë e fajit shumë të rëndë të maxhorancës për drejtësinë.
Rilindja është fajtorja e vetme për “dekapitimin” e drejtësisë. Për shkak vetëm të Rilindjes, në vendimin për moshapjen e negociatave është kusht ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Pa bërë Shqipërinë me Gjykatë Kushtetuese nuk mund të hidhet asnjë hap përpara.
Në Shqipëri, maxhoranca i ka prerë kokën drejtësisë. Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, as KLGJ, as KLP, as Byro Hetimi, as SPAK, KED të bllokuar dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Maxhoranca vazhdon me moton “Poshtë Reforma në Drejtësi dhe rroftë kapja e Drejtësisë”.