November 24, 2024

Nis Kuvendi, PD nuk ka hyrë në seancë, LSI merr fjalën

Ka nisur seanca parlamentare e njoftuar për sot sot në orën 10:00. Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka lexuar rendin e ditës dhe listën e deputetëve që kanë kërkuar fjalën për projektligjin e parë në shqyrtim, Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Deputetët e PD-së nuk kanë hyrë në seancë, ndërsa ata të LSI-së po. Deputeti Luan Rama ka marrë fjalën për diskutim. Në vijim, LSI ka kërkuar ndërprerjen e seancës me qëllim që të mbledhin grupin parlamentar.

Në pikën 6 të rendit të ditës është ligji i kundërshtuar më fort prej opozitës, ai i statusit të gjytarëve dhe prokurorëve që kërkon votim me 3/5.

Facebook Comments

MineralHygienics.com