November 24, 2024

LSI del nga seanca dhe i bashkohet PD-së

Mungesa e gjykatave dhe veçanërisht e Gjykatës Kushtetuese është konsideruar si “skandaloze” nga ana e LSI-së, e cila sot në Kuvend ka marrë vendim për ta braktisur seancën dhe bashkuar PD-së me qëllim që mazhoranca të reflektojë për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga Reforma në Drejtësi. Sipas saj, vendi rrezikon të bjerë në dorë të bandave.

Deputeti Luan Rama nga salla e Kuvendit  i bëri thirrje Gramoz Ruçit të vendosë dialogun me tri grupet parlamentare dhe të mos e shpërndajë Kuvendin pa zgjidhur problemin e mungesës së Gjykatës Kushtetutës në veçanti.

Luan Rama tha: Z. Kryetar, duhet nisur dialogu i gjithë aktorëve parlamentarë në këtë moment, sepse duke iu lënë spontanitetit apo rastësisë, jemi në këtë gjendje. Ka dështuar, nuk ka pasur vullnet, ndaj dhe kërkoj të investoheni ju me autoritetin tuaj si kryetar i Kuvendit por dhe me autoritetin që ju jep përvoja politike,  për ta zgjidhur këtë problem pa ecur pastaj me normalitetin e projektligjeve të tjera. Natyrisht edhe ato janë të rëndësishme, por më i rëndësishëm se të gjitha këto është problemi që ne kemi krijuar me implementimin e reformës në drejtësi. Dhe, nuk është vetëm çështja e emërimit të magjistratëve. Është problemi i Gjykatës Kushtetues dhe në momentin kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese në një vend normal, Kuvendi, qeveria dhe të gjitha institucionet nuk duhet të ushtrojnë aktivitet, sepse nuk ka ku shprehen për legjitimitetin e akteve apo veprimtarisë së tyre; është dhe problemi i organeve të tjera të Drejtësisë, i KED, KEP-së, i SPAK-ut. Ndaj, problemi nuk është se do të ketë ndonjë nismë ligjore e Kuvendi do të mblidhet, por Kuvendi duhet të mos shpërndahet deri sa të zgjidhen problemet e Reformës në Drejtësi!

Gramoz Ruçi: Z. Rama, seanca do të vazhdojë, unë do të jem në dispozicion të këtij dialogu! Kështu që çështjet në rend të ditës do të diskutohen. Sa të kem një përgjigje nga Grupi parlamentar i PD, do të thërras të tre drejtuesit e grupimeve politike në dialogun që ju kërkuat!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com