Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë lëshuar sot, paralajmërimin dhe afatin e fundit për bizneset. Të gjithë personat juridikë dhe fizikë duhet të dorëzojnë pranë organeve tatimore vendimin për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimit të fitimit brenda datës 31 korrik. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, këta tatimpagues duhet që brenda 6 muajve nga data e mbylljes së vitit fiskal të kenë:
Miratuar rezultatet financiare të vitit paraardhës Të jenë shprehur në lidhje me destinimin e fitimit pas tatimit Të kenë përcaktuar shumën e rezervave ligjore Pjesën që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali Pjesën që do të shpërndahet në formë dividenti nëse vendosin për një gjë të tillë Për çdo muaj vonesë në paraqitjen e këtij vendimi, sipas DPT-së ligji parashikon penalitet në masën prej 10 000 lekë.
Po ashtu, më tej Administrata Tatimore kujton tatimpaguesit se duhet të kryejnë pagesën e Tatimit mbi Disidentin deri në datën 20 gusht, nëse organi vendimmarrës ka marrë vendim për shpërndarjen e fitimit pas tatimit (dividenti).