December 24, 2024

“Familjet mafioze kanë uzurpuar bregdetin”, reagon Voltana Ademi

Një ditë më parë, një lajm i një gazete belge për pushtimin e vijës bregdetare nga familjet mafioze në Shkodër bëri mjaft bujë. Duket se sot ka pasur edhe një reagim nga ana e pushtetit lokal.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka marrë masa për lirimin e një pjese të hapësirës publike. Ajo ka akuzuar qeverinë qëndrore se ka penguar sipas saj lirimin e plazheve më herët.

“Procesi ka filluar në fund të qeshorit me shumë vonesë për shkak të lejimit me vonesë nga ana e Ministrisë për të vepruar në Velipojë pavarësisht që ne në fund të muajit maj ishin gati që të fillonim me ndarjen, kjo e pengoi procesin. Kam qënë skeptike, pasi dy vitet e kaluara unë nuk e kam pasur mbështetjen e strukturave shtetërore. Është rasti i parë që policia e shtetit në një konsultim të vazhdueshëm komunikon për të bërë të mundur respektimin e ligjit”, tha kryebashkiakja Ademi.

Gjatë prononcimit për mediat ajo zbuloi se ka pasur edhe disa raste ku është hasur në rezistencën e abuzuesve. Ajo tha se gjashtë persona që kishin uzurpuar hapësirën publike kanë refuzuar t’i lirojnë ato.

“Ka pasur shumë subjekte ndër to janë gjashtë më të mëdhenj, nuk janë vetëm gjashtë por këta ishin më problematikët, të cilët kishin zënë sipërfaqe të tëra të zëna të cilat nuk kishin kontratë dhe nuk kishin konfirmuar angazhimin e tyre për stacionin e plazhit”, vijoi Ademi.

Facebook Comments

MineralHygienics.com