May 18, 2024

Aktori i njohur shqiptar pjesë e një seriali turk

Aktori shqiptar në një tjetër rol ndërkombëtar.

Tashmë të gjithë e dimë se aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj ka filluar karrierën e tij në Turqi. Së fundmi ai ka marrë një ofertë nga producentët tukr, për tu bërë pjesë e një seriali të ri.

Nik Xhelilaj do të luajë në rolin e një shqiptari. Në intervistën e tij për “Nin” ai ka thënë:

“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika  e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”.

Rikujtojmë se Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve të ndryshëm pranë aktorëve të njohur turq./Blitz

Image

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com