Moderatorja shqiptare, Albana Osmani dje festoi ditëlindjen e 35-të.
Në rrjete sociale ajo u përfol mjaft shumë, pasi pranoi 101 trëndafila, por që nuk tregoi se nga kush.
Në një nga komentet që tërhoqi vëmendje është edhe ai i futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili uroi prezantuesen për ditëlindje.
“Urime ditëlindja Albana të uroj shumë shëndet”, ka shkruar.
Kujtojmë që Albana ka shumë vite që prezanton emisione të ndryshme televizive, madje është edhe iniciatore e fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli”.