December 24, 2024

‘Shembja e Teatrit, Rama po godet kulturën italiane në Shqipëri’

Duke folur në studion e SYRI.net, deputeti i PD-së Tritan Shehu është shprehur se qeveria e drejtuar nga Edi Rama po godet kulturën italiane në Shqipëri.

Sipas Shehut, kjo duket që nga shkatërrimi i sheshit ‘Skënderbej’, më pas i stadiumit Kombëtar dhe tani i është vënë Teatrit Kombëtar për ta shembur.

Rama ka humbur kredibilitetin e brendshëm dhe të jashtëm. Ai ka drejtuar kokën nga Lindja dhe nga ana tjetër droga, krimi i organizuar, korrupsioni janë arsyet kryesore pse nuk u hapën negociatat.

Dihet që Bundestagu gjerman ka kërkuar monitorim për Shqipërinë ndërkohë që u bë e qartë se vetëm në fund të vitit tjetër Shqipëria do të merret sërish në provim bazuar në kushtet e reja të vendosura.

Greqia asnjëherë nuk e ka penguar Shqipërinë. Edhe kësaj rradhe Greqia dhe Italia ishin mbështetëse të forta tonat.

Deri në vitin 2013 marrëdhëniet me Greqinë u forcuan në nivele të larta.

Qeveria Rama i dëmtoi me qëllim marrëdhëniet me Greqinë.

Futi në rrugë pa krye marrëveshjen e parë të detit.

Marrëdhëniet me Greqinë u shkatërruan në mënyrë provokative nga ana e Rilindjes.

U vunë në pozicionin më të vështirë të tyre.

Shqipëria në këtë periudhë humbi rolin e saj lider në Ballkan dhe këtë rol e mori Serbia.

Boshti ynë kaloi nga Roma dhe Athina në drejtim të Beogradit dhe më tej në Lindje.

Po krijojmë hije të rënda në marrëdhëniet me Italinë. Qeveria Rama po godet në mënyrë selektive edhe kulturën italiane në Shqipëri’, tha deputeti Tritan Shehu në studion e SYRI.net përballë gazetarit Alen Xhelili.

Facebook Comments

MineralHygienics.com