November 24, 2024

Meta: Proçesi të bazohet në barazinë e palëve

Presidenti Ilir Meta eshte pyetur edhe për paktin detar me Greqinë, gjatë konferencës për shtyp me homologen kroate Kolinda Grabar-Kitarovi.

Ne pergjigje te interesit te gazetareve te ndodhur ne konference Meta tha se:

Ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës.

Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces.

Facebook Comments

MineralHygienics.com