December 25, 2024

Ja pse Mimi Kodheli mbylli Komisionin ku ishte Ditmir Bushati

Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme për skandalin e ndodhur sot në Komisionin e Jashtëm, ku kryetarj Mimi Kodheli e mbylli mbledhjen sapo opozita do të bënte pyetje ndaj ministrit.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Kodheli e mbylli mbledhjen pasi nuk donte që të zbulonte tradhtinë që po bën Rama e Bushati, duke i shitur detin Greqisë.

Reagimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha:

Zografi urdhëron i tmerruar ndrikull Mimi Trafikun te mbylle punimet e komisionit parlamentar!

Te dashur miq, Zografi i dyte, për të mbuluar aktin e tradhëtisë së tij të lartë kombëtare urdhëroi sot ndrikull Mimi Trafikun të mbyllë në mënyrën më të paskrupullt seancën e pyetjeve në komisionin parlamentar për Ditzi Tradhtar Bushatin për shitjen e Detit dhe pasurive përrallore të gazit dhe naftës të Shqipërisë në detin Jon.

Me aktin e sotëm banditesk, Zografi i dytë dhe Ditzi Tadhtar Bushati vetëm se faktuan se ata kanë frikë vdekësore nga transparenca, e cila nxjerr në dritën e diellit dhuratën që i bënë Greqisë prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe metër kub gaz pasuri kombëtare e Shqipërisë.

Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëvëshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marrëveshjes me Zografin e dyte të Londrës ku vendosën copëtimin e dytë të trojeve shqiptare se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (pra zonën e naftës dhe gazit).

Me këtë raste u bej thirrje shqiptareve te ngrihen fuqishëm për ti rezervuar Zografit te dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushatit fundin e merituar!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com