Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është treguar i ashpër ndaj komisionarit të Zgjerimit, Johannes Hahn.
Pas konferencës që ky i fundit mbajti me kryeministrin Edi Rama, Vasili i rekomandon Hahn që të mos rrijë shumë me të, sepse është bërë qesharak edhe ai.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Cilin Hanh të besojmë atë miratoi Reformën në Drejtësi të 21-22 korrikut apo këtë që foli sot.
Më mirë asnjërin prej të dyve.
Pasi ky Hanh i dytë që u shfaq sot, ja futi kot fare edhe për shkollën e magjistraturës dhe tha se duhen 2/3 e votave në parlament.
Në fakt nuk duhen fare 2/3 e votave, por 3/5 e votave aq sa ka vendosur Hahni i parë në 21-22 korrik.
Por nga që ka qenë gjithë ditën me shkollëpakun sot dhe ka dëgjuar e dëgjon vetëm atë, i ngatërroi edhe Hahni numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman sa la nam.