November 24, 2024

PD insiston: Pse po e fshehin me forcë projektin tek Teatri? Çfarë po fsheh Rama?

Partia Demokratike ka deklaruar sot se është e vendosur të çmontojë mashtrimin e kryeministrit Edi Rama  me projektin që ka ndërmend të zbatojë me kompaninë Fusha në qëndrën historike të Tiranës për të fituar 205 milionë euro duke shembur edhe Teatrin Kombëtar.

Pyetjet që ngrihen dhe nuk po marrin dot përgjigje, janë:  Pse të gjithë fshehin propozimin e Fushës, pse e fshehin projektin e kompanisë Fusha? Çfarë fshihet pas mungesës së transparencës?

Kryetarja e komisionit të Informimit, Albana Vokshi, i denoncoi sot para medias, manovrat e qeverisë për të mbajtur sekret me çdo kusht projektin e kompanisë Fusha në truallin e Teatrit dhe më gjërë; më e fundit ishte heshtja e kryeregjistruesit Valdrin Pjetri, që tha se nuk kishte pasur kohë të mblidhte informacion për t’iu përgjigjur pyetjeve ttë deputetëve të opozitës.

“Qeveria, – tha Vokshi, – ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të japë informacion. Disa deputetë të opozitës i kërkuan informacion kryeregjistruesit. Informacioni është detyrim për t’u dhënë. Në dëgjesën e parë, kryeregjistruesi refuzoi të paraqitet dhe të dërgonte informacionin. Në dëgjesën e sotme, po me urdhër të Ramës, kryeregjistruesi refuzoi të jepte informacionin. Kreyregjistruesi refuzoi të jepte përgjigje mbi pronësinë e Teatrit.

Është e drejtë e Kuvendit, e opozitës, e drejtë e publikut të dijë sa pronë ka kompania Fusha, për të cilën Rama ka hartuar nëj ligj të posaçëm duke marrë truall nga qendra historike dhe duke shembur Teatrin. Kryetari i ZRPP refuzoi të japë përgjigje se kush janë pronarët kufitarë dhe nëse Fusha është vërtet pronar kufitar? Çfarë e detyron Edi Ramën të mos bëjë transparencë? Ç’e detyron Ramën të urdhërojë bojkotin e mbledhjes së Komisionit?

Pse të gjithë fshehin propozimin e Fushës, pse fshehin projektin e kompanisë Fusha? Çfarë fshihet pas mungesës së transparencës?

PD e ka të qartë se institucionet mund ta shkelin ligjin me urdhër të Ramën, por është e vendosur të çmontojë mashtrimin e Ramës që synon të fitojë 205 milionë euro”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com