November 26, 2024

Një vendim që nxjerr zbuluar kryeprokuroren

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, javë më parë, mori disa shkrime gazetash dhe orientoi Prokurorinë e Durrësit dhe atë të Fierit për të nisur një hetim ndaj ish-drejtoreshës së Dekriminalizimit, prokurores Rovena Gashi.

Copëzat e shkrimeve në këto gazeta jepnin informacion për raportet e ILDKPKI-së (Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Interesave).

Megjithë argumentimin e Gashit se nuk mund të hetohej nga prokuroritë, për faktin se po hetohej paralelisht në procesin e vettingut, sërish Prokuroria e Përgjithshme i sinjalizoi Fierit dhe Durrësit për të vazhduar hetimin.

Image

Por si ka ndodhur kohë më pas në një rast krejtësisht të ngjashëm? Çfarë kanë vendosur prokuroritë që drejtohen nga e përkohshmja Arta Marku?

Krejtësisht të kundërtën.

Besa Nikehasani ishte një prokurore, kandidate për anëtare në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nikëhasani ishte në procesin e vettingut ndërsa KPK-ja (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) e shkarkoi.

Image

Mirëpo pikërisht gjatë këtij procesi, një shoqatë kërkoi nisjen e hetimit ndaj saj për deklarim të rremë pasuror, ndërsa përgjigja e Prokurorisë së Tiranës ka qenë e qartë: Nuk mund të hetohet sepse është në proces vettingu. Hashtag.al

Facebook Comments

MineralHygienics.com