December 24, 2024

“Vezë në avull”

Ky truk do të ndihmojë që vezët e fërguara të jenë perfekt të fërguara, të buta dhe shumë të shijshme.

Nëse ende nuk jeni të sigurt përse ky truk është kaq i veçantë, për shkak që kjo vezë është e fërguar (e zier) në avull.

Në tigan të nxehur qitni pak gjalpë dhe lëreni të shkrihet, pastaj qitni vezën sipër gjalpit. Temperatura duhet të jetë mesatare, ashtu që të bardhët të mos bëjë flluska.

Kur të bardhët të fillojë të formohet dhe kur të zbardhet, në tigan qitni pak ujë, pastaj mbulojeni me kapak tigani dhe lëreni që veza të gurgullojë.

Uji do të avullohet dhe do të krijojë avullin i cili do ta zbusë edhe më shumë dhe do ta fërgojë vezën e cila pastaj do të jetë shumë e shijshme.

Vezëve qitni kripë, piper dhe shërbejeni me shtojca sipas dëshirës.

Ky dhe shumë truqe të tjera me vezët mund t’i shihni këtu:

Facebook Comments

MineralHygienics.com