Raporti i Antimafia Italiane nxori në dritë mashtrimet e Edi Ramës për trafikun e drogës. Kështu tha deputeti Gent Strazimiri në një dalje nga selia blu ndërsa zbuloi detaje nga raporti I DIA, tha se ky raport provoi se kryeministri është forca e krimit dhe njeriu që fshihet pas detit të drogës së eksportuar në vendin fqinj. “Raporti i antidrogës italiane për vitin 2017 provoi zyrtarisht se Edi Rama ka mashtruar shqiptarët, Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur shpalli vitin e kaluar se qeveria e tij e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit.
Konkluzioni i antidrogës italiane se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës me destinacion tregjet italiane dhe evropiane”, si dhe konkluzioni se “trendi i dyfishinit të konfiskimeve vjen nga droga e kutivuar në Shqipëri”, tregon se mbështetja politike për organizatat kriminale të kultivitimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është rritur para dhe pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar”. – deklaroi Strazimiri
Sipas deputetit demokrat Raporti i antidrogës italiane, konfirmon se grupet kriminale shqiptare kanë dalë në pah edhe për trafikun e kokainës, nuk e ka shkruar Partia Demokratike, por raporti konfirmon të vërtetën që Partia Demokratike po u thotë shqiptarëve prej më shumë se 10 muajsh : se nga kanabisi është kaluar tek kokaina dhe se qeveria e Edi Ramës është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës në Shqipëri!
Duke përdorur brutalitetin dhe paranë e tyre pistë të drogës, Rama mban pushtetin, pasurohet dhe pastron në ekonomi paratë e drogës. 3.4 milionë euro me Toyota Yaris nuk janë rastësi. 618 kg kokainë apo 180 milionë euro në Portin e Durrësit nuk janë rastësi.
Për PD, është kjo arsyeja se pse Shqipëria mbeti jashtë familjes europiane dhe doli nga rruga e negociatave me BE-në. “E vërteta është se Edi Rama e ka hequr Shqipërinë nga harta e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian. Nëse do të kishte vullnet politik, Edi Rama duhet të arrinte të paktën rezultatet e qeverisjes së Partisë Demokratike në luftën kundër trafikimit të drogës, që siç thuhet në raportin e antidrogës italiane kapën vlerën më të ulët te tyre në vitin 2011.
Kultivimi dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat! Dhe as kanë për të na u hapur në 2019-ën, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës, është forca e krimit, që bën prej 5 vjetësh ligjin në Shqipëri! Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e vendit. Tani është koha ta largojmë, për t’i hapur Shqipërisë rrugën europiane”, – deklaroi gjatë daljes për media në selinë e PD, deputeti Gent Strazimiri.”