Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Një fëmijë, 13 vjeç nga Italia ka humbur jetën sapo ka marrë tragetin Sarandë-Korfuz.
Ai ishte bashkë me prindërit.
Fëmija mësohet se ishte pjesë e një grupi prej 30 turistësh italianë që kishin vizituar Sarandën ditët e fundit.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje te rëndë.