November 27, 2024

Ja personazhet e njohur që e parashikuan vdekjen e tyre saktësisht

Vdekja e disa prej personazheve të njohur të artit, në moshë të re ka tronditur shpesh herë të gjithë botën bëhet fjalë për vdekjen e hershme të atyre që lanë gjurmë thellë në muzikë, ku edhe pse kanë shumë vite që janë ndarë nga jeta, i kanë lënë publikut muzikë të mirë, e cila dëgjohet më kënaqësi edhe sot.
Por disa prej tyre e dinin që më parë se kur do të vdisnin. Edhe pse në fillim është dukur e pabesueshme, parashikimet e tyre fatkeqe kanë dalë me përpikmëri. Njihuni me ta:
Image
1 – Bob Marley – Këngëtari i njohur e dinte mjaftë mirë se do të vdiste në moshën 36 vjeçare. Sipas miqve të tij më të mirë, këngëtari i cili vdiq nga kanceri i lëkurës, kishte aftësinë të parashikonte ngjarje të cilat ndodhnin gjithmonë. Në intervistat  tij, Marley gjithmonë është shprehur se nuk do e shihte dot veten pas të 40-ve.
Image
2 – Amy Winehouse – Talenti i saj ishte më i madh se problemet që ajo kishte me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës. Shpesh në intervistat e saj, Amy është shprehur se e ndjente që vdekja ishte afër, duke frikësuar jo rrallë edhe fansat e saj. Por për fat të keq, këngëtarja ishte e saktë në këtë parashikim, pasi më 11 korrik 2011, ajo u gjend e vdekur në banesë, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. Amy ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, duke lënë pas, hite të mëdha.
Image
3 – Michael Jackson – Në vitin 2009 e gjithë bota do shkohej nga vdekja e papritur e Michael Jackson. Këngëtari i njohur, prej kohësh kishte probleme me shëndetin, dhe i duheshin doza të mëdha ilaçesh për të vijuar ditën. Por askush nuk e priste vdekjen e tij. Pas aludimeve të shumta, dhe debateve që shkaktoi kjo ngjarje, më vonë u raportua se disa muaj përpara se të vdiste, Michael i kishte thënë motrës së tij Latoya Jackson, se dikush po përpiqej ta vriste, dhe kjo do të ndodhte.
Image
4 – Tupac – Të gjithë e njohin historinë e vrasjes së Tupac në shtator të 1996. Ai u qëllua me disa plumba, dhe kjo vrasje mbetet një mister i plotë edhe sot e kësaj ditë. Por reperi i njohur, ishte përballur më parë me tentativa vrasjeje, dhe para se të vdiste ai ishte vënë në kërkim të ekzekutorit. Fateqësisht ai kishte parashikuar se do të vdiste përpara se ta gjente personin që donte ta vriste, dhe parashikimi rezultoi i saktë.
Image
5 – John Lenon – Vdekja e Lenon ka qenë shumë e dhimbshme, për të gjithë ata që e adhuronin grupin legjendar Beatles. Ai u qëllua me armë nga një fans i çmendur, dhe kjo rezultoi fatale. Mirëpo një nga miket më të mira të tij, ka rrëfyer se Lenon shpesh shprehej se nuk do ishte më në këtë botë kur të arrinte moshën 40 vjeçare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com