November 24, 2024

Akuza e Palokës për Arta Markun: Duhej të ishte përballë vetes

Opozita akuzoi ashpër Kryeprokuroren Arta Marku, në prag të raportimit të saj në Komisionin e Ligjeve.
Nënkryetari i PD, deputeti Edi Paloka tha se zonja Marku është në krye të një institucioni Kushtetues në shkelje të plotë me Kushtetutën.
“Prokuroria e Përgjithëshme është organ Kushtetues dhe si e tillë ka një arsye që zgjidhet me 84 vota dhe zonja ka vetëm 69 vota, as votat e maxhorancës nuk i ka në parlament. Megjithatë ajo e ka marrë përsipër këtë detyrë që I ka caktuar partia juaj, do ta çojë deri në fund”.
Megjithatë opozita edhe pse kishte kërkuar shtyrjen e raportit, mori pjesë në mbledhje, duke paralajmëruar pyetje për çeshtje që sipas Palokës duhet ta çonin në bankën e të akuzuarve.
“Ne jemi këtu për interesin e Parlamentit edhe të publikut. Kemi ardhur të dëgjojmë edhe raportimin, por sigurisht që jemi më të interesuar t’i bëjmë të qarta si për deputetët edhe për opinion publik, që që kur ka ardhur zonja në krye të Prokurorisë nuk kanë marrë as përgjigje as sqarime. Prandaj pas raportimit të zonjës ne do të bëjmë pyetjet, pikërisht për të sqaruar gjithë çeshtjet që deri më sot janë lënë në errësirë dhe që janë të gjitha të lidhura me shkelje kushtetuese, me shkelje të ligjit dhe me akte që në fakt këtë zonjën duhet ta kishin çuar jo këtu ku është sot, por përballë vetvetes”, -deklaroi numri dy i PD.
Më herët shumica refuzoi kërkesën e PD-LSI për të shtyrë raportin duke nxituar që shefja e akuzës të lexonte raportin e hartuar për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithëshme gjatë vitit 2017-të.

Facebook Comments

MineralHygienics.com