Partia Demokratike ka paralajmëruar sot se ligji që miratoi mazhoranca në Kuvend për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave nga një firmë e pazgjedhur me garë, ka pasoja të rënda për vendin. Sipas deputetit Genc Pollo, qeveria ka penguar konkurimin e kompanive europiane dhe shqiptare ndaj BE ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim sa i gjithë fitimi i kompanisë ndërtuese, gati 2 milionë euro!
“Ligji special ‘’Fusha’’ sh.p.k, – theksoi Pollo, – shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë përkatësisht nenin 71 të saj duke qënë një kontraktim pa garë dhe pa konkurim të hapur, ligji special ‘’ Fusha’’ sh.p.k ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marre këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste te tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur.
Madje në raste te veçanta BE ka te drejte të të kërkojë nga Qeveria dëmshpërblim që është i barabartë me të gjithë fitimi e kompanisë, i cili në rastin në fjalë ky fitim është 200 milionë euro. Për këtë arsye ligji special “Fusha shpk” nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit europian,” theksoi Pollo.