November 24, 2024

Më në fund Rama do të takohet me Cipras, bisedimet

Duket se në parim, marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë është mbyllur. Ditën e sotme do të mbahet në Londër takimi i shumëpritur, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut grek Aleksis Cipras. Ky i fundit anuloi pak muaj më parë një vizitë në Tiranë, sepse ende ekipet negociatore nuk kishin mbyllur të gjitha çështjet e hapura, veçanërisht atë për vijën e re kufitare të detit.

Biseda mes Ramës dhe Cipras, që do të zhvillohet në orën 17:20 në Londër dhe është parashikuar, që të zgjasë rreth 40 minuta.

Dy kryeministrat ndodhen në Londër në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit, që këtë herë udhëhiqet nga Britania e Madhe.

Kufiri detar, ligji i Luftës, por edhe një sërë çështjesh të tjera pritet të shtrohen në tryezën e diskutimit edhe pse mediat greke kanë njoftuar që dy minstrat e Jashtëm Bushati dhe Kotsias e kanë mbyllur marrëveshjen.

Opozita greke nuk ka rënë dakord me qeverinë në lidhje me mënyrën se si është arritur marrëveshja me vendin tonë, gjë që ka sjellë edhe përplasje të fortë në parlamentin e tyre. Nga ana tjetër edhe në Shqipëri opozita ka hedhur hije të forta dyshimi mbi këtë marrëveshje.

Sipas mediave greke, Tsipras nuk është gati për të firmosur marrëveshjen me Shqipërinë pasi po përballet me një mori kritikash nga opozita e vendit të tij, pas paktit me Maqedoninë dhe po pret mbylljen e kësaj teme.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com