Zhytësit në shpellën në Tailandë janë gati të fillojnë operacionin me rrezik të lartë për të nxjerrë tetë djemtë e mbetur me trajnerin e tyre të futbollit ende brenda një rrjet shpellash të përmbytur nga uji. Katër djem u nxorën shëndoshë e mirë nga shpella të dielën.
Por misioni u ndalua gjatë natës për të zëvendësuar bombolat e ajrit. Fëmijët u bllokuan në shpellë më 23 qershor pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytjen e saj, por u gjetën gjallë nga zhytësit javën e kaluar.
Dje, ekipet e shpëtimit vendosin të avancojnë me operacionin e rrezikshëm për të nxjerrë fëmijët me trajnerin pasi kishin frikë se niveli i ujërave do të ngrihej përsëri.
Operacioni pritet të rifillojë të hënën por deri tani nuk ka ende një konfirmim. Të paktën 7 ambulanca janë në pritje në hyrje të shpellës.
Gazetari i BBC, Jonathan Head tha se ky operacion është shumë i mbikqyrur dhe identitetet e djemve që kanë dalë jashtë po mbahen të fshehta. Nuk është e qartë madje as nëse familjeve të tyre u është treguar.