Era Istrefi, aktualisht është këngëtarja më e komentuar në mediat rozë.
Sukseset e saj me muzikën dhe pjesëmarrja në këngën zyrtare të botërorit ishin disa nga arsyet.
Ajo, njihet edhe si person shumë i afërt me njerëzit dhe kjo poashtu reflekton pozitivitet edhe në anën e jashtme të saj.
Sa i përket jetës private ajo nuk ka treguar për ndonjë lidhje të mundshme mirëpo me një foto të publikuar në Instastory ka zbuluar se vazhdon të jetë ‘single’.
”Zyrtarisht e martuar me vetëveten” shkruan ajo. Për sukseset e Erës ka folur edhe motra e saj Nora në ‘Mirage’ dhe intervistën e saj të plotë ju sjellim në vazhdim.