December 25, 2024

Rama e Xhafa në bankën e të akuzuarve

Nga Sali Berisha

Rama-Xhafa në bankën e akuzës! Gazi i dheut!

Miq, u mbajt në ish-Sheraton një takim i zgjeruar i organizuar nga dyshja e krimit Rama – Xhafa për sukseset imagjinare të Task Forcës kundër krimit! Konkluzionet e takimit ishin:

– Në një vit jetë të task forcës suksesi i saj më i madh është se ajo i ka rruar bishtin krimit. Kështu, ky ka qenë viti i suksesit më të madh të forcës së krimit dhe jo vetëm që nuk janë ndëshkuar asnjëri nga 40 grupet kriminale të deklaruara nga Xhafa, por sot numërohen mbi 52 prej tyre.

– Ambasadorët e ftuar në takim folën haptas dhe denoncuan publikisht dështimet në goditjen e peshqve të mëdhenj duke aluduar haptas për lidhjet e tyre me qeveritaret.

Kështu, me deklaratat e tyre, në bankën e akuzës u vendosën direkt Rama dhe Xhafa, të cilët shumë të çorientuar u detyruan të bëjnë avokatin e vetes tyre.

Rama, për të larguar çdo përgjegjësi personale për mosarrestimin e Klement Balilit për shkak të dosjes që ai ka për vet Ramën, u be dje gazi i dheut. Ai u mbrojt duke thënë se Balilin vërtet nuk e kapëm këto pesë vite, por nuk duhet harruar se dikush e emëroi atë drejtor transporti, e kishte fjalën për LSI.

Në fakt me këtë argument Rama vetëm fundosi veten sepse të gjithë e dinë se pesë vite më parë vet Rama i kishte dhënë urdhër Tahirit, superministrit të tij të mos e preke njeri Eskobarin, madje asokohe me Fugën e tij, edhe pas lëshimit nga Greqia të mandat arrestit ndërkombetar, i rregullonte intervista në media ku Balili me tekste të përgatitura mbrohej duke sulmuar Sali Berishën.

Pas largimit të Tahirit, i cili i bashkërendoi trafiqet e Balilit me Habilajt, Xhafa lidhi Geronin me Balilin dhe ky i fundit tashmë shëtiste lirshëm nga Tirana në Delvinë dhe shkonte e rrinte nga një javë si pentito në Greqi ku dhe ka depozituar dosjen e Ramës me regjistrimet përkatese.

Kurse Xhafa, pasi oratorët e huaj njëri pas tjetri aluduan se shkaku i dështimit spektakolar të Task Forcës ishin lidhjet e tij direkte me krimin, zgjodhi të mbrohej duke akuzuar dhe fajësuar opozitën si për ndërrimin e emrit të Agronit në Geron ashtu dhe për ‘vetëvrasjen’ e shoferit të tij me 7 plumba dhe me armen e kapterit të vetë Xhafës, çka ka bërë që të gajasen më të edhe mushkat e gardës dhe ta tregojnë me gisht si porositës të ‘vetëvrasjes’ me 7 të shtëna, madje jo vetëm mbarë garda, por edhe Tirana, Shqipëria dhe bota!

Facebook Comments

MineralHygienics.com