Tërmetet në vendin tonë kanë vazhduar prej 48 orësh.
Lëkundjet e tokës që u ndjenë gjatë natës, futën në panik banorët e zonave Durrës dhe Tiranë.
Të shumtë kanë qenë banorët që kanë ndjerë lëkundjet.
Por duket se një tërmet më i fuqishëm ka lëkundur vendin në orët e mëngjesit.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit në orën 03:51 minuta një tërmet prej 3.3 ballësh i shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë.
Por këtë herë epiqendra ka qenë në malet që rrethojnë Lezhën e jo në Durrës.
Më poshtë keni hartën e tërmeteve të rëna në 12 orët e fundit në Shqipëri.