November 27, 2024

E pyesin për martesën, ‘shokon’ aktorja e njohur

Nga filmi në teatër, nga teatri në film, nga njëri rol në tjetrin, rruga për aktoren e njohur Niada Saliasi nuk ka qenë e thjeshtë.

Rolet i ka fituar me shumë punë dhe po aq ka qenë e suksesshme, por ka akoma shumë për të dhënë. Talenti dhe puna i ecin paralelisht dhe nga sezoni në sezon rolet ia bëjnë edhe më të plotë profilin artistik.

Por Niada, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur dhe ndryshe nga shumë kolegë të saj, nuk ka preferuar asnjëherë që të bëhet pjesë e showbiz-it apo të jetë në qendër të vëmendjes me forma të ndryshme veç aktrimit. Profesioni dhe puna e saj është gjithçka me të cilën ajo do të donte të tërhiqte vëmendjen dhe këtë e ka thënë gjithmonë.

Image\

Edhe pse nuk u ka shpëtuar asnjëherë edhe lajmeve rozë. Brunia e bukur e skenës së teatrit, edhe sonte në Top Arena nuk i shpëtoi pyetjes për jetën private: “Kur do të vendosësh t’i thuash PO martesës?” “Kur të jem e dehur…”  – u përgjigj ajo me të qeshur duke shtuar se është një moment budallallëku ai që çon në një vendim të tillë. Ndoshta edhe asaj, kështu mund t’i ndodhë…

Por pyetjes tjetër nëse e ka gati personin që do t’ia bëjë këtë pyetje, ajo tha: “Jo, nuk është akoma…”

Nuk ka akoma asnjë që t’ia ketë vjedhur zemrën, por nëse është rrugës, duhet të marrë me vete edhe një verë të mirë për Niadën…

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com