Nëse jeni në shtrat kur bie termet natën, mos lëvizni, por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk.
Ka më pak mundësi që duke qëndruar aty ku jeni të mos merrni plagë të rënda.
Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:
-Uleni në tokë,
-Fshiheni nën një tavolinë,
-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.
Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj.
Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.
Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera.
Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.