Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1’, Ylli Manjani ka vazhduar me akuzat e tij ndaj qeverisë së tanishme të Edi Ramës.
Duke shkruar për projekt-ligjin e qeverisë Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është shprehur se ‘ky është sundim i horrave’.
Postimi i Ylli Manjani ne Facebook
Edhe njëherë:
Ligji që duan të miratojnë sot për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar, është ANTI-KUSHTETUES e ANTI-DEMOKRATIK!
Ajo poshtërsi juridike nuk ka lidhje me Kushtetutën e asnjë vendi demokratik me pushtete të ndara dhe ku sundon e drejta.
Ai projekt ligj është SUNDIM i horrave të pushtetit!
Miratimi i tij, mund të bëhet vetëm nga një Parlament që varet nga Qeveria.
Në fakt qeveria moniste që kemi sot, Parlamentin e ka thjesht laksativ për kapsllëkun e vet!
Turp!