Spanja ka kurorëzuar për herë të parë një Miss një transgjinore. Qershori është muaji i të drejtave të komunitetit LGBTI, prandaj mund të jetë një arsye përse kompeticionin e bukurisë e ka fituar Angela Ponce.
Modelja ka konkuruar edhe në vitin 2015 si përfaqësuese e Cadiz, por nuk e rrëmbeu dot kurorën.
“Jam shumë e lumtur për gjithçka. Dua ti jap një mësim botës për tolerancën dhe respektin ndaj vetes dhe të tjerëve”, tha ajo për Metro Weekly.
Bukuroshja do të konkurrojë në konkursin botëror Miss Universe 2018 në dhjetor, ku do përfaqësojë Spanjën.