November 26, 2024

Kryemadhi – Ramës: Mjaftojnë 100 veta për t’ju zbythur, e pe në Rrugën e Kombit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e paralajmëroi kryeministri Edi Rama në Kuvend se do të jetë në radhën e parë të mbrojtjes së Teatrit nga rruspat dhe se ai nuk është i pamposhtshëm, pavarësisht se i ka votat e mazhorancës.

“Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin, – tha Kryemadhi, – ju i keni, po duhet ta dini që mjaftojnë 100 vetë për t’ju zbythur nga krimi. E patë shumë mirë se çfarë ndodhi në Rrugën e Kombit.”

Kryemadhi tha: “Nuk jam artiste dhe nuk mund të kem performancën e tyre por kam qënë një spektatore modeste që nga fëmijëria dhe ashtu do të jem. Kur godina i rezistoi tërmetit mendoja me vete që duhet ta ruajmë natën sepse ky i çmenduri mund të çojë rruspat natën dhe të thotë se e ka shkatërruar tërmeti po shyqyr që nuik i vajti ndër mend.

Politika nuk ka më vend këtu: imoraliteti dhe morali janë përballë shqiptarëve. Në kujtim të shumë artistëve që nuk jetojnë sot, ku në shkollat e komunizmit ne mësuam sadopak për atdhedashurinë, ky antishqiptar që ka ndërtuar bandën e tij antishqiptare do ta zhbëjë për të ktheyr vlerat eimoralitetit, drogës vjedhjes dhe pse jo të LGBT-së në shkolalt dhe teatrot tona.

Mos e tund kokën Milva se nuik do të doja që familhet e shqiptarëve të mos kenë pasardhës, unë do të doja që të kenë.

Unë do të doja të jem në rresht të parë para rruspave; se ti nuk ke parë asgjë akoma: sot me para droge ti blen televizionet, mbyll gojën e deputetëve, po gojën e shqiptarëve nuk e mbyll dot dhe duhet ta dish se paraja nuk është shok i mirë, të hedh ku se pret.

Tani ky vjedh me ligj pronën publike, me PPPT e famshme, vjedhjen e Buxhetit të shtetit me ligj dhe kushedi çdo shpikë ndonëj gjë tjetër.

Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin, ju e keni po duhet ta dini që mjaftojnë 100 vetë për tju zbythur. E patë shumë mirë se çfarë ndodhi në rrugën e Kombit. Se nuk u mjaftuat duke i vedjhur shqiptarët me çdo gjë dhe tani kërkoni t’u vidhni shpirtin e tyre që është pronë publike, që nuk është as e Ramës, as e Kryemadhit, as e Bashës, as e Ahmetajt. Ne sot jemi këtu dhe do të doja të mos e mbaj ky parlament me turp këtë njollë.

Ku vjedhhajdut i vogël kërkon ta mbrojë vjedhjen e tij me ligj dhe s’ka ligj që ta shpëtojë atë. Rrënojat e Teatrit do të jenë cover-i vdekjeprurës i tij.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com