November 26, 2024

Habit ministri i Ramës: Në thelb nuk po e shkatërrojmë Teatrin

Janë të çuditshme deklaratat e ministrave të Edi Ramës, që duan me çdo çmim të mbështesin kryetarin e tyre në prishje të Teatrit Kombëtar dhe më pas ngritjen e kullave aty.

I çuditshëm, si zakonisht, ka qenë ministri i Financave të qeverisë së Edi Ramës.

Me rinisjen e seancës së parlamentit, Arben Ahmetaj ka dhënë një deklaratë të çuditshme dhe habitshme.

‘Në thelb nuk është duke u shkatërruar asgjë, por në thelb është duke u ndërtuar teatër Kombëtar në favor të aktorëve’, tha Ahmetaj në parlament.

Sipas tij, ‘sipërfaqja e Teatrit do jetë po ajo dhe pas përfundimit të Teatrit. Metrat publike do të mbeten po ato dhe mbi këtë pronë do të ndërtohet pjesa tjetër.

Ky ka qenë propozim i artistëve. Sot nëse ndërtesa 1126 metra katrorë dhe është konceptuar se nuk është funksionale, çfarë merr në këmbim shteti?

9 mijë metra katror ndërtim nga 1126 metra katrorë! Buxheti i Shtetit harxhon zero lekë. Në të të njëjtën pronë’, vazhdoi me deklaratën e tij, Arben Ahmetaj.

Facebook Comments

MineralHygienics.com