Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur të tjera akuza ndaj qeveirsë që drejtohet nga Edi Rama dhe mazhorancës së saj.
Duke folur në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se projekt-ligji i sjellë në parlament është një akt makabër që po i bëhet Shqipërisë.
Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:
Jeni bërë e po silleni si një kope mafie. Kjo mazhorancë është kopeja më e madhe e mafies në Europë dhe botë!
Tërhiquni. Se asnjë nuk bindni dot ju me procedurën urgjente për të vjedhur 202 milionë euro me Toyoto Yaris.
Me asgjë nuk mund ta fshihni dot aktin makabër në të cilin ju ka futur si kope, kreu i meduzës, Edvin Kristaq Rama, që po persekuton sot artistët njëlloj si i ati xhelat që firmoste varjen e tyre.
Ndërsa, sa i përket trillimit të trafikantit me Yaris dhe tre emra të tjerë, ajo që thotë ai s’ka ndodhur kurrë, kurrë dhe s’mund të ndodhte kurrë.
Ai dhe asnjeri nga rrethi im s’ka përfituar qoftë dhe një qindarkë nga asnjë tender, asnjë konsultë, asnjë gjë për gjëje në sektorin publik dhe kjo është e faktuar!