January 6, 2025

Basha në Kuvend: Rilindja doli lakuriq

Nga fjala e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në Kuvend, gjatë debatit kundër projektligjit ër shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave:

” Rreth 10 muaj më parë, në fillimet e kësaj legislature kisha paralajmëruar tre gjëra:

1. Paralajmërova se pas fazës së kultivimit dhe trafikut masiv të kanabisit, krimi në vend do të evolonte në një fazë dhe formë të re dhe më më të rrezikshme: në trafikun e drogavë të tënda dhe mbi të gjitha në pastrimin e parave dhe kapjen e ekonomisë nga krimi.

2. Paralajmërova se në Shqipëri do të shkatërrohej çdo proces demokratik politik dhe çdo politikë institucionale për t’u zëvendësuar me sundimin personal të një një njeriu.

3. Paralajmërova se i vetmi interes që do kishte Edi Rama do të ishte ruajtja e pushtetit të tij me çdo mjet, që do ta zhyste atë gjithnjë e më shumë në krim. Edhe pse isha i sigurtë që këto gjëra do të ndodhin, as unë nuk e kisha menduar që brenda 10 muajve ato jo vetëm do të provoheshin plotsisht, por në kaq pak kohë i gjithë pushteti do të degradonte, kalbëzohej dhe falimentonte plotësisht. Në 10 muaj Shqipëria ka prodhuar kronika të krimit politik më shumë se e gjithë Evropa në 10 vjet.

Këta 10 muaj e keqja shpërtheu dhe po qelb gjithë Shqipërinë dhe Europën. Këto 10 muaj e keqja doli në shesh pa makiazh, pa ngjyra, pa fasada: Rilindja doli lakuriq dhe të gjithë më në fund zbuluan se ajo është një kërmë që mbjell kolerën kudo ku ajo prek.

Tani shqiptarët dhe Europa mësuan të vërtetat që u mbajtën për ca kohë fshehur nga makineria më e madhe e agjitacion-propagandës që ka aprë ndonjëherë Shqipëria:

− Mësuan se Ministri i tyre i Brendshëm, krahu i djathtë i lëvduar për katër vjet si hero nga Edi Rama ishte një trafikant i rëndomtë droge që kishte shitur jo vetëm pushtetin, por edhe shpirtin për drogën.

− Mësuan se policia e tyre, krenaria e propagandës së Edi Ramës, ishte kthyer në një organizatë kriminale në shërbim të trafikut të drogës.

− Mësuan se pasardhësi i ministrit trafikant të brendshëm është një tjetër mbështetës i trafikut që bënte i vëllai.

− Mësuan se krybashkiaku i Durrësit ishte ortak me kriminelët për të vjedhur vota në shkëmbim të tenderave publikë.

− Mësuan se Ministri i Energjisë njësoj jep e merr me kriminelët në skemën e qeverisë: një leje një votë.

− Mësuan se Ministri i Financave është bërë njësh me mafien e plehrave për ta kthyer Shqipërinë në kosh të plehrave të Evropës.

− Mësuan se numër dy i Partisë Socialiste është garanti i pastrimit të parave të krimit. Në këtë projekt janë manifestuar të gjitha anët e EdI Ramës: hajduti i sëmurë, krimineli me jakë të bardhë, gënjeshtari patologjik, sundimtari dallkauk bizantin. E gjithë karriera politike e EdI Ramës që nga fillimet e saj është e lidhur me dy faktorë të rëndësishëm: me paratë e krimit dhe drogës, dhe me vjedhjen me ndërtuesit e hapësirave publike të Tiranës.

Të gjithë e dinë se si Edi Rama para gati 20 vjetësh trashëgoi paratë e një nga bandave kryesore të drogës të asaj kohe në Tiranë, me të cilat siguroi një jetë luksoze dhe vazhdimin e karrierës politike. Në kohën kur ishte kryetar bashkie ai e ktheu Tiranën në një lavatrice parash të krimit: nuk mbeti trafikant droge, kriminel dhe i korruptuar që nuk dnërtoi në Tiranë duke marrë leje nga Ramë në këmbim të 20 për qindëshit.

Si Kryeministër ka më shumë pushtet dhe tani mund të garantojë dirket trafikn e drogës, mund të garantojë direkt pastrimin e parave dhe mund të japë leje ndërtime për gjithë Shqipërinë nga Saranda në Tropojë. Kështu, Edi Rama përfundoi në bashkëqeverisje me krimin. Ka pesë vjet që bashkëqeveris me krimin dhe çdo ditë që do jetë në pushtet do ta ndajë pushtetin me krimin. Rezultati është varfërimi i Shqiptarëve, izolimi i tyre nga Evropa dhe braktisja e vendit.

Mos hapja e negociatave ishte rezultat i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Mos hapja e negociuatave ishte rezultat i zgjedhjes së qëllimshme të Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Gjiknurin, Dakon, Habilajt, Balilët dhe të gjithë kokat e krimit dhe politikanët e inkriminuar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com